Një sasi rekord prej 5 tonësh marijuanë janë sekuestruar nga policia në Serbi. Sekuestrimi, i cili është më i madhi i realizuar ndonjëherë nga policia serbe është bërë në fshatin Konjuh të Krushevcit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili deklaroi nga vendngjarja se vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet nga 7 deri në 10 milionë euro, ndërsa sipas vlerës së tregut në rrugë ajo mund të arrijë deri në 50 milionë euro.
Foto: Policia serbe
Në kuadër të aksionit janë arrestuar babë e bir, R. S. 68 vjeç dhe N. S. 40 vjeç, ndërsa policia është në kërkim të një personi tjetër që dyshohet të jetë organizatori i grupit kriminal. Ata akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike, si dhe për posedim dhe trafik armësh.
Marijuana është gjetur në pronën familjare të të dyshuarve, ku janë sekuestruar edhe katër armë automatike, një mjet antitank “zolla” dhe municion. Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar, droga ruhej edhe në ambientet e një kompanie private dhe shpërndahej në territorin e Beogradit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë.
Pak ditë pasi shtatë tifozë të ekipit grek të PAOK-ut humbën jetën në mënyrë tragjike, një tjetër aksident rrugor është shënuar në Rumani afër të njëjtin vend.
Albin Kurti e cilëson një tentativë për të shtrembëruar të vërtetën pretencën e Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila sipas tij shkëput veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.
Komente (0)