Një laborator droge me vlerë 700 mijë euro është sekuestruar në Firence të Italisë. Sipas medias atje, në pranga ka rënë një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë.
Laboratori i kokainës është zbuluar në zonën e Fuceçhio gjatë një operacini antidrogë. Në banesën e një 54-vjeçari shqiptar janë gjetur sakaq 34 kg kokainë, që po të hidhej në treg sillte 700 mijë euro fitime.
Lëvizjet e dyshimta pranë banesës së shqiptarit nisën hetimet e policisë të cilët kryen kontrolle të detajuara.
Sipas medias italiane në ambientet e pasme të banesës u zbulua dhe laboratori dhe pajije të shumta që pëdoreshin për përpunimin e drogës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)