Presidentja Osmani vizitë në Vatikan, do të pritet nga Papa Leoni XIV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë dhe nga Papa Leon XIV.

12.12.2025. 13:17 >> 14:04

Presidentja Osmani vizitë në Vatikan, do të pritet nga Papa Leoni XIV

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Vatikanit, ku mes takimesh do të ketë dhe një audiencë në Selinë e Shenjtë me Papa Leonin XIV.

Po ashtu, Osmani do të takohet dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Gjatë vizitës në Vatikan, Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

“Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, shkruhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)