Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim në Presidencë, drejtuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Osmani raportohet të ketë diskutuar me Radoniqin në lidhje me përgatitjet që po zhvillohen në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Mes të tjerësh, presidentja shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo drejton për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)