Justina Shiroka Pula merr drejtimin e Akademisë së Shkencave në Kosovë

Akademia e Shkencave në Kosovë ka zgjedhur drejtuesen e saj të re, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë për një mandat 4-vjeçar.

Burimi: REL

19.12.2025. 18:02

Justina Shiroka Pula merr drejtimin e Akademisë së Shkencave në Kosovë

Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovës, duke u bërë e para grua që drejton këtë institucion që prej krijimit të tij në 1975.

Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Mehmet Krajën, teksa në mbledhjen e ASHAK, Fejzullah Krasniqi u zgjodh nënkryetar dhe Bardh Rugova sekretar.

Justina Shikora Pula ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)