Trafikonin emigrantë nga Shqipëria në Kosovë, 4 persona përpara drejtësisë

Prokuroria e Kosovës ka ngritur akuzë ndaj 4 personave që trafikonin emigrantë nga vendet e treta prej Shqipërisë, të cilët kishin si destinacion final Evropën.

Burimi: REL

19.12.2025. 17:03

Trafikonin emigrantë nga Shqipëria në Kosovë, 4 persona përpara drejtësisë

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur akuzë ndaj 4 personave të përfshirë në një rrjet që trafikonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta drejt Kosovës.

Sipas akuzës, shtetasit A.K., F.L., V.P., B.C, në periudhën kohore nga janari i vitit 2023 deri në shtator të këtij viti, së bashku me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, kishin vepruar si grup kriminal, duke trafikuar emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se ata merrnin nga 100 euro deri në 300 për çdo person që kalonin ilegalisht në kufi.

Emigrantët vinin përmes Shqipërisë nga vende si Bangladeshi, Pakistani apo Siria dhe kishin se destinacion final vendet e Evropës.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që merret me kontrabandim emigrantësh mund të dënohet me gjobë ose burg 2-10 vite.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)