Historia e pazakontë: Udhëton 5 mijë kilometra për të rimarrë iPhone-in e vjedhur

Pavarësisht paralajmërimeve për rreziqet e rrugës, blogeri udhëtoi me autostop nga Gjermania deri në Bruksel, e më pas fluturoi drejt Dakarit.

13.02.2026. 14:28

Historia e pazakontë: Udhëton 5 mijë kilometra për të rimarrë iPhone-in e vjedhur

Një bloger gjerman u bë protagonist i një aventure të pazakontë, pasi iPhone-i i tij u vodh. Falë funksionit të gjeolokalizimit, ai zbuloi se telefoni ndodhej rreth 5 mijë kilometra larg, në Senegal.

Fillimisht, ai i premtoi ndjekësve në rrjetet sociale se do të udhëtonte për ta rimarrë pajisjen nëse postimi i tij do të arrinte 10 mijë pëlqime. Postimi mori trefishin e këtij numri, duke e shtyrë që të mbante fjalën.

Blogeri udhëtoi me autostop nga Gjermania deri në Bruksel, e më pas fluturoi drejt Dakarit. Pavarësisht paralajmërimeve për rreziqet e rrugës, ai arriti të gjurmonte telefonin në një dyqan pajisjesh elektronike dhe pas një përballje të gjatë me pronarin e dyqanit, arriti ta merrte pajisjen mbrapsht.

Historia ka ngjallur debat në rrjet: sa larg do të shkonit për të rikuperuar telefonin tuaj?

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)