Personat që bien lehtësisht dhe shpesh në dashuri, të quajtur “të dashuruar kronikë”, mund të kenë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerin. Këtë e sugjeron një studim i realizuar nga Universitetet e Bergenit dhe Oslos, në të cilët janë përfshirë mbi 2,600 pjesëmarrës nga Suedia dhe Norvegjia.
Sipas rezultateve, ekziston një lidhje mes prirjes për t’u dashuruar shpesh dhe përfshirjes në marrëdhënie jashtë çiftit. Megjithatë, studiuesit theksojnë se bëhet fjalë për një korrelacion dhe jo për një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.
Studime të tjera kanë analizuar edhe mënyrat për të parandaluar tradhtinë, duke theksuar se investimi në marrëdhënie, komunikimi i hapur dhe shmangia e situatave që mund të krijojnë tundim janë disa nga strategjitë më të përdorura.
Një kërkim nga “Florida State University” sugjeron se individët që arrijnë të largojnë vëmendjen nga persona tërheqës jashtë lidhjes kanë deri në 50% më pak gjasa të tradhtojnë. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se asnjë metodë nuk garanton besnikëri absolute.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)