Një stjuardesë e kompanisë Lufthansa ka ngritur shqetësimin për një gabim shumë të shpeshtë që bëjnë pasagjerët menjëherë pas hipjes në avion, duke shkaktuar vonesa dhe konfuzion gjatë sistemimit të bagazheve.
Sipas saj, shumë udhëtarë vendosin çantat e vogla dhe çantat e shpinës në zonën e sipërme të bagazheve, të cilat janë të destinuara kryesisht për valixhet e mëdha. Ky veprim, edhe pse duket i parëndësishëm, zë hapësirën e nevojshme për bagazhet më të mëdha dhe krijon probleme për pasagjerët e tjerë.
Në një intervistë për gazetën Frankfurter Rundschau, stjuardesa Maike Herder shprehet: “Shumë njerëz e bëjnë gabim. Ne po përpiqemi ta kundërshtojmë këtë problem përmes njoftimeve”. Ajo shton se, kur hapësira e bagazheve mbushen me çanta të vogla, ekuipazhi detyrohet të riorganizojë bagazhet, çka sjell vonesa të panevojshme.
Sipas saj, zgjidhja është shumë e thjeshtë, çantat e vogla duhet të vendosen poshtë sediljes, ndërsa vetëm valixhet e mëdha vendosen në pjesën e sipërme. Kjo ndihmon në organizimin e shpejt, ul stresin dhe shmang debatet mes pasagjerëve për mungesë hapësire, duke e bërë udhëtimin më të qetë dhe më të organizuar për të gjithë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)