Festa kthehet në tragjedi në Haiti, mbi 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Haiti, ku një feste u kthye në tragjedi.

Burimi: Festa kthehet në tragjedi në Haiti, mbi 30 të vdekur

12.04.2026. 10:56

Festa kthehet në tragjedi në Haiti, mbi 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Haiti, ku një feste u kthye në tragjedi.

Ngjarja ndodhi pranë Citadelle Laferrière, një fortesë historike e ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Sipas autoriteteve, një numër i madh vizitorësh, mes tyre shumë nxënës dhe të rinj, ishin mbledhur për një aktivitet festiv vjetor.

Situata doli jashtë kontrollit pasi reshjet e shiut krijuan panik dhe rrëshqitje, duke shkaktuar shtyrje dhe rrëzim masiv të njerëzve. Për pasojë, dhjetëra persona humbën jetën, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.

Shefi i mbrojtjes civile për veriun e vendit theksoi se kushtet e motit përkeqësuan ndjeshëm situatën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)