Aksident me 5 të plagosur në Vlorë, makina del nga rruga
Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, plagosen 5 persona, mes tyre drejtuesi i mjetit.
17:25 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Të dy presidentët, në prani të Ministrit Turk të Industrisë, u fotografuan duke bërë xhiro me makinën elektrike në kopshtet e Pallatit Ittihadiya, rezidencës presidenciale të Egjiptit.
Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë në vizitat që bën jashtë vendit, Presidenti ruk Rexhep Taip Erdogan edhe në Kajro e ka çuar një makinë elektrike turke, të markës Togg.
Ajo iu dorëzua si dhuratë në shenjë të miqësisë së mirë homologut të tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi
Makina iu dorëzua menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes dhe konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur nga të dy udhëheqësit.
Erdogan kishte përzgjedhur makinën me ngjyrë të kuqe, "Anatolia", një nga ngjyrat karakteristike të Togg. Togg është automjeti i parë turk me emetim zero, i prodhuar në vend.
Më pas, të dy presidentët, në prani të Ministrit Turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kasır, u fotografuan brenda makinës në kopshtet e Pallatit Ittihadiya, rezidencës presidenciale të Egjiptit.
Më vonë, Erdogan u drejtua për në hotelin ku u mbajt sesioni i fundit i Forumit të Biznesit Turqi-Egjipt, duke udhëtuar në të njëjtin automjet elektrik të drejtuar nga al-Sisi.
Prodhimi i automjetit të parë elektrik turk nga kompania TOGG filloi më 29 tetor në Bursa dhe përkoi me 99-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. TOGG është një konsorcium kompanish turke që u themelua në vitin 2018 dhe qëllimi i tyre është ta bëjnë Turqinë të pavarur nga prodhuesit e huaj të automjeteve.
Në një seri postimesh në X, Kainerugaba akuzoi Turqinë se po përfiton nga projektet e biznesit dhe infrastrukturës në Somali, duke përfshirë portet dhe aeroportet në kryeqytetin, Mogadishu. Ai pretendoi se ndërsa Turqia po nxirrte fitime, ishte Uganda që kishte mbajtur përgjegjësi sigurie.
16:22 45 min më parë13.04.2026.
Autori
Kryeministri irlandez Micheál Martin tha të dielën se qeveria po zgjeron masat e përkohshme për të ulur akcizën për benzinën dhe naftën.
13:41 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Me dritë hyjnore dhe duke kuruar një person të sëmurë, foto e krijuar me inteligjencë artificiale shkakton reagime të forta.
12:15 4 h më parë13.04.2026.
Autori
Ati i Shenjtë komentoi fjalët e presidentit amerikan për gazetarët, para nisjes për një tur në Algjeri, duke thënë “nuk kam frikë prej tij”.
11:43 5 h më parë13.04.2026.
Autori
Forcat e armatosura iraniane i dërguan një mesazh Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se nëse siguria e porteve iraniane kompromentohet, sipas urdhrit të Donald Trump për bllokadë në Hormuz, atëherë "asnjë port në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt".
10:35 6 h më parë13.04.2026.
Autori
Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si referencë ndërkombëtare, u rrit me 8%, në rreth 102 dollarë, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 8% në 104 dollarë.
09:45 7 h më parë13.04.2026.
Autori
Gjatë tubimit të fitores së Magyar, një pjesë e madhe e audiencës shpërtheu në slogane anti-ruse, duke brohoritur: "Rusë, largohuni" dhe "Rusë, shkoni në shtëpi".
09:12 7 h më parë13.04.2026.
Autori
Avokati dhe eurodeputeti 45-vjeçar është shfaqur si një figurë qendrore politike në një kohë të shkurtër, duke përfituar nga pakënaqësia e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë hungareze.
08:57 8 h më parë13.04.2026.
Autori
Në zbatim të urdhrit të dhënë ditën e djeshme nga Presidenti Donald Trump, trupat amerikane sigurojnë se do të lejojnë trafikun vetëm për anijet që nuk nisen nga ose nuk drejtohen për në Iran përmes Ngushticës së Hormuzit, një arterie detare me rëndësi strategjike për furnizimin global me naftë.
08:28 8 h më parë13.04.2026.
Autori
Komente (0)