Miliarderi amerikan Elon Musk ka rikonfirmuar vizionin e tij për ndërtimin e qyteteve në Hënë dhe në Mars. Ai ka theksuar se zgjerimi i jetës përtej Tokës është thelbësor për mbijetesën e qytetërimit. Në një postim në rrjetin social “X”, themeluesi i “SpaceX” tha se projekti i Hënës ka përparësi.
Musk shtoi se një qytet i përhershëm në Hënë mund të ndërtohet brenda 10 viteve. Sipas tij, ndërtimi i një qyteti në Mars do të kërkojë disa dekada kohë, për shkak të sfidave më të mëdha teknologjike dhe logjistike. “Misioni i SpaceX mbetet i njëjtë: të zgjerojë ndërgjegjen dhe jetën ashtu siç e njohim, përtej Tokës, drejt yjeve”, shkruante miliarderi.
Prej kohësh, Elon Musk ka shprehur bindjen se shndërrimi i njerëzimit në një specie shumëplanetare është thelbësor për të mbrojtur qytetërimin nga kërcënimet ekzistenciale në Tokë, duke tentuar të vendosë kompaninë “SpaceX” si lojtar kryesor në të ardhmen e eksplorimit dhe kolonizimit hapësinor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)