Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një nga mjetet nënujore më të përparuara pa pilot të ndërtuara ndonjëherë. Quhet ‘Orca XLUUV’ dhe është një dron masiv nënujor i aftë të operojë në mënyrë autonome për muaj të tërë dhe të mbulojë distanca që deri vonë konsideroheshin të paimagjinueshme për sisteme pa pilot.
Me një gjatësi prej afërsisht 26 metrash, Orca i përket kategorisë së mjeteve mënujore pa pilot shumë të mëdha. Ajo është projektuar nga Boeing në bashkëpunim me Huntington Ingalls Industries për Marinën Amerikane, me qëllim zgjerimin e aftësive operacionale të flotës pa kërkuar praninë e një ekuipazhi.
‘Orca’ mund të udhëtojë më shumë se 12,000 kilometra nën ujë, duke vepruar plotësisht autonome. Ajo ka një sistem hibrid shtytës, të bazuar në bateri litiumi, të cilat karikohen nga gjeneratorë dizel kur automjeti del në sipërfaqe.
Foto: X
Mundësia për të qëndruar në një mision për periudha të gjata kohore e bën atë ideal për operacione ku prania njerëzore do të ishte e rrezikshme, e kushtueshme ose kufizuese nga ana operative.
‘Orca’ nuk është një dron me një qëllim të vetëm. Ai ka kapacitet të mbajë deri në 8 ton ngarkesë dhe mund të konfigurohet sipas misionit. Nga misionet e mbikëqyrjes dhe zbulimit, deri te mbledhja e inteligjencës, prania afatgjatë në zona kritike detare dhe mbështetja për operacionet në shtratin e detit.
Sistemi i navigimit bazohet në një modul inercial me filtrim Kalman, i përmirësuar nga matjet e shpejtësisë Doppler, duke lejuar navigim të saktë edhe pa GPS, në thellësi të mëdha.
Sipas Boeing, Orca është projektuar për t'u lëshuar dhe për t'u rikuperuar direkt nga porti, pa pasur nevojë për një anije të dedikuar mbështetëse. Kjo ul ndjeshëm kostot operative dhe rrit fleksibilitetin e vendosjes së saj.
‘Orca XLUUV’ nuk është thjesht një program tjetër ushtarak. Ai përfaqëson një ndryshim më të gjerë në strategjinë detare, ku prania nënujore bëhet më e vazhdueshme, më e qetë dhe, më e rëndësishmja, pa rrezik njerëzor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Hetimi bazohet në analizën e e-maileve të vjetra, mesazheve dhe veçorive të stilit të shkrimit, ku përfshihen përdorimi jo konvencional i shenjës së vizës dhe tiparet e shkrimit britanik.
Një projekt ambicioz nga Kina synon të revolucionarizojë turizmin luksoz, duke ofruar zhytje ekstreme në thellësi deri në 1 mijë metra nën sipërfaqen e oqeanit, aty ku drita e diellit nuk depërton më.
NASA e kategorizon një objekt si potencialisht të rrezikshëm kur ai ka një diametër mbi 150 metra dhe afrohet më shumë se 7.5 milionë kilometra nga planeti ynë.
Një alarm i ri për sigurinë kibernetike është ngritur nga Google, pasi miliona përdorues të iPhone dhe iPad mund të jenë të ekspozuar ndaj një sulmi të avancuar hakerash që mund të marrë kontroll të plotë mbi pajisjet e tyre.
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme, po shtyn gjithnjë e më shumë vendet drejt kërkimit të alternativave të qëndrueshme energjetike.
Komente (0)