"Magjia" që ndodhte në Kinë, si u ndërtua stacioni i trenit për 9 orë
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh.
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e organizimit dhe planifikimit në projektet e mëdha infrastrukturore. Operacioni u zhvillua në stacionin Nanlong, në qytetin Longyan, në jug të vendit.
Punimet nisën në orët e pasdites dhe përfunduan para agimit. Në terren u angazhuan rreth 1.500 punëtorë, të mbështetur nga shtatë trena transporti dhe 23 ekskavatorë, të cilët vepruan sipas një plani të detajuar minutë pas minute. Qindra punonjës u koordinuan njëkohësisht, ndërsa e gjithë ndërhyrja u monitorua edhe nga dronë.
Qëllimi i projektit ishte lidhja e linjave hekurudhore Ganlong, Ganruilong dhe Zhanglong me linjën e re Nanlong. Procesi u nda në faza të qarta, një pjesë e ekipeve merreshin me shtrimin dhe betonimin e terrenit, ndërsa të tjerë instalonin sistemet e sinjalizimit, kontrollit dhe monitorimit.
Sipas autoriteteve lokale, kjo metodë e punës bëri të mundur që brenda një nate të realizoheshin procese që zakonisht kërkojnë muaj. Linja e re është pjesë e një rrjeti hekurudhor prej mbi 246 kilometrash dhe është e projektuar për trena që arrijnë shpejtësi deri në 200 km/h, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke përmirësuar transportin e pasagjerëve dhe mallrave në një zonë strategjike të Kinës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Hetimi bazohet në analizën e e-maileve të vjetra, mesazheve dhe veçorive të stilit të shkrimit, ku përfshihen përdorimi jo konvencional i shenjës së vizës dhe tiparet e shkrimit britanik.
Një projekt ambicioz nga Kina synon të revolucionarizojë turizmin luksoz, duke ofruar zhytje ekstreme në thellësi deri në 1 mijë metra nën sipërfaqen e oqeanit, aty ku drita e diellit nuk depërton më.
NASA e kategorizon një objekt si potencialisht të rrezikshëm kur ai ka një diametër mbi 150 metra dhe afrohet më shumë se 7.5 milionë kilometra nga planeti ynë.
Një alarm i ri për sigurinë kibernetike është ngritur nga Google, pasi miliona përdorues të iPhone dhe iPad mund të jenë të ekspozuar ndaj një sulmi të avancuar hakerash që mund të marrë kontroll të plotë mbi pajisjet e tyre.
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme, po shtyn gjithnjë e më shumë vendet drejt kërkimit të alternativave të qëndrueshme energjetike.
Komente (0)