SpaceX, kompania hapësinore e Elon Musk, mund të arrijë një vlerësim prej 800 miliardë dollarësh në treg, duke u bërë kompania private më e vlefshme në botë. Aktualisht, kompania e inteligjencës artificiale “OpenAI” ka një vlerësim prej rreth 500 miliardë dollarësh.
Sipas një njoftimi të bërë për punonjësit, “SpaceX” planifikon një blerje të aksioneve të brendshme me një çmim prej 421 dollarë për aksion, pothuajse dyfish më tepër se çmimi i mëparshëm i aksioneve. Kompania hapësinore, që prodhon raketa dhe satelitë, i ka njoftuar gjithashtu vartësit, që në fillim të vitit 2026 të përgatiten për një ofertë publike potenciale.
Detajet mbi kohën dhe vlerësimin e mundshëm mbeten të pasigurta. Ndërkohë, drejtori financiar, Bret Johnsen, tha se “nëse procesi do të realizohet me sukses dhe tregjet bashkëpunojnë, oferta publike mund të sjellë një kapital të konsiderueshëm për kompaninë”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)