Antonelli me hap kampioni, ‘fluturon’ edhe në Suzuka, Ferrari ndjek me Leclerc
Kjo fitore e dytë përforcon epërsinë e Kimit, i cili tani është nëntë pikë larg George Russell. Britaniku nuk arriti të fitojë duelin e podiumit me Charles Leclerc, i cili përfundoi i treti stoikisht me Ferrarin e tij.
Vetëm 19 vjeç por Kimi Antonelli po fluturon në këtë nisje sezoni të vrullshme për Mercedesin në Formula 1, duke triumfuar në garën e dytë radhazi. Piloti i talentuar italian realizoi një garë fantastike, duke përfituar nga hyrja e Makinës së Sigurisë dhe më pas duke e bërë veten të pakapshëm me një seri xhirosh të shpejta.
Kjo fitore e dytë përforcon epërsinë e Kimit, i cili tani është nëntë pikë larg George Russell. Britaniku nuk arriti të fitojë duelin e podiumit me Charles Leclerc, i cili përfundoi i treti stoikisht me kokëkuqen e tij. Megjithatë, një Piastri i ringjallur zuri vendin e dytë me Meclaren.
Kimi e nisi nga pozicioni i parë, por nisja e tij është një makth, pasi ai kaloi nga vendi i parë në të gjashtin, ndërsa Piastri kryesoi duke u ndjekur nga Leclerc dhe Norris. Nga këtu, Mercedesi filloi ngjitjen.
Foto: AP/Eugene Hoshiko
Lëvizje të lehta parakalimi vijnë nga Ferrari-t, por Russell ngec pas Piastrit, dhe Norris e mban Antonellin. Parakalime dhe kundër-parakalime për vendin e dytë, por australiani qëndron dhe bllokimi vazhdoi, ndërsa Leclerc arriti ta mbajë Norris pas tij.
Kimi e çliron fuqinë e tij rreth xhiros së 15-të, duke kaluar si Norris ashtu edhe Leclerc, dhe makina e tij ishte më e shpejta në pistë. Ndihma e jashtme ishte e nevojshme për t’u hakmarrë shpejt ndaj Russell, dhe ajo erdhi nga Makina e Sigurisë, me Russell që sapo ishte ndalur kur Bearman goditi murin dhe Kimi përfitoi duke kaluar me shpejtësi në epërsi.
Foto: AP/Eugene Hoshiko
Antonelli fitoi në Suzuka, duke konfirmuar njohjen e tij me këtë pistë, ndërsa pas tij, Oscar Piastri u rikthye në podium pas dy daljeve radhazi nga gara. Australiani përfundoi i dyti, përpara Charles Leclerc, i cili pati një duel emocionues me Russell në finale.
Pilot inga Monako mbrojti dhe kundër-kaloi, duke përfunduar i treti. Britaniku me Mercedes u rendit kështu i katërti, përpara Norris dhe Hamilton. Pikë shkuan edhe për Gasly, Verstappen (i 8-ti), Lawson dhe Ocon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)