Princ Leka kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
Familja mbretërore shqiptare ka shënuar një moment të rëndësishëm këtë fundjavë, pasi princ Leka është martuar me Blerta Celibashin, në një ceremoni private që është mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Familja mbretërore shqiptare ka shënuar një moment të rëndësishëm këtë fundjavë, pasi princ Leka është martuar me Blerta Celibashin, në një ceremoni private që është mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate zyrtare të shpërndarë nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ku theksohet se ceremonia është zhvilluar në një atmosferë intime dhe solemne, duke respektuar karakterin privat të këtij momenti të rëndësishëm për çiftin.
Sipas njoftimit, fotografia zyrtare e publikuar me rastin e martesës është realizuar në Apponyi Castle në Sllovaki, një vend me vlerë historike për familjen mbretërore shqiptare.
Përzgjedhja e këtij ambienti nuk është e rastësishme. Ajo lidhet me trashëgiminë e Geraldinës, bashkëshortes së Zogut të Parë, e cila kishte origjinë hungareze. Sipas Oborrit Mbretëror, kjo lidhje historike mbetet një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe traditës së familjes Zogu.
Foto: Instagram/Princleka
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe do të mbajë titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Njoftimi për martesën u publikua zyrtarisht nga Oborri Mbretëror Shqiptar në Tirana, më 15 mars 2026, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e familjes mbretërore shqiptare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
"Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Dolce & Gabbana, i cili u mor përsipër nga Alfonso Dolce (vëllai i Domenico-s dhe CEO aktual, red.)", dhe po vlerëson të ardhmen e aksioneve të tij prej 40%, duke sjellë një fazë vendimtare për shtëpinë e modës.
33-vjeçarja libanezo-amerikane nuk lë pa kritikuar as Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste dhe terroriste së bashku me Izraelin, për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.
Misteri i vdekjes së legjendës së muzikës rock, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas pretendimeve të reja që sfidojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Komente (0)