Nga picat te statujat e çokollatës me pluhur ari, çfarë hanë yjet në natën e Oscar-it
Menuja është kuruar nga shefi i famshëm i kuzhinës Wolfgang Puck, së bashku me një ekip prej 75 shefash kuzhine dhe 45 pastiçerish që punojnë për t'u shërbyer yjeve të Hollivudit.
Nga picat te salmoni i tymosur dhe statujat e çokollatës të spërkatura me pluhur ari, menyja për festën pas ndarjes së çmimeve Oscar do të përfshijë mijëra gota shampanjë, qindra pica dhe dhjetëra kilogramë mish, sipas BBC-së.
Konkretisht, rreth 7,000 gota shampanjë, 600 pica dhe pothuajse 90 kilogramë biftek do t'u shërbehen yjeve që do të marrin pjesë.
Foto: AP/Richard Shotwell
Darka po mbahet në sallën e famshme të Guvernatorëve dhe pritet të ketë rreth 1,500 të ftuar. Menuja është kuruar nga shefi i famshëm i kuzhinës Wolfgang Puck, së bashku me një ekip prej 75 shefash kuzhine dhe 45 pastiçerish që punojnë për t'u shërbyer yjeve të Hollivudit.
Variety raporton se menyja do të përfshijë disa nga pjatat klasike të shefit të kuzhinës, të tilla si byrek me pulë dhe biskota me salmon të tymosur në formë të trofeut të Oscar.
Foto: AP/Richard Shotwell
I njëjti burim raporton se shefi i kuzhinës ka përgatitur edhe një stendë me sushi dhe salmon, të cilat do të përgatiten në vend.
Sa i përket seksionit të ëmbëlsirave, të ftuarit do të provojnë strudel molle, bazuar në një recetë nga nëna e Wolfgang Puck, si dhe akullore që do të përgatitet gjithashtu në vend. Siç raportohet, të ftuarit do të marrin në shtëpi edhe figura të vogla çokollate, të spërkatura me pluhur ari.
Foto: AP/Richard Shotwell
Sipas shefit të kuzhinës, ushqimi që mbetet në fund të mbrëmjes nuk hidhet. Në vend të kësaj, ai çohet në një lagje të njohur në Los Angeles, ku ka një popullsi të madhe të pastrehësh, dhe shpërndahet atje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
"Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Dolce & Gabbana, i cili u mor përsipër nga Alfonso Dolce (vëllai i Domenico-s dhe CEO aktual, red.)", dhe po vlerëson të ardhmen e aksioneve të tij prej 40%, duke sjellë një fazë vendimtare për shtëpinë e modës.
33-vjeçarja libanezo-amerikane nuk lë pa kritikuar as Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste dhe terroriste së bashku me Izraelin, për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.
Misteri i vdekjes së legjendës së muzikës rock, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas pretendimeve të reja që sfidojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Komente (0)