Këngëtares Soni Malaj i ndalohet hyrja në Zvicër, ja arsyeja e vendimit
Ka patur problem me autoritetet pas eventit në një klub në vitin 2024, Gjykata Federale Administrative konfirmoi vendimin që të mos shkelë në këtë vend për dy vite.
Këngëtares së njohur shqiptare, Soni Malaj i është ndaluar hyrja në Zvicër për një periudhë 2-vjeçare, pas problemeve ligjore që lidhen me një vizitë të saj në pranverën e vitit 2024. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Federale Administrative. Çështja lidhet me ngjarjen e prillit 2024, kur këngëtarja udhëtoi drejt Zvicrës dhe një ditë më pas u kontrollua dhe u arrestua në zonën VIP dhe prapa skenës së “Boleros Club”.
Kontrolli u zhvillua në kuadër të një operacioni të gjerë të policisë së kantonit të Zyrihut, gjatë një feste me rastin e Bajramit. Aty pritej të performonin disa artistë shqiptarë. Sipas autoriteteve, disa prej tyre nuk dispononin lejet e nevojshme të punës. Prokuroria lëshoi menjëherë një dekret akuzë, duke e shpallur Malajn fajtore për hyrje të qëllimshme të paligjshme dhe ushtrim aktiviteti fitimprurës pa leje. Ajo u dënua me një gjobë me kusht prej 70 ditësh me nga 30 franga secila, si dhe me një gjobë shtesë prej 400 frangash. Më pas, këngëtarja tërhoqi ankesën, duke e bërë vendimin përfundimtar.
Njëkohësisht, Sekretariati Shtetëror për Migracionin vendosi ndalim-hyrjeje dyvjeçar në Zvicër dhe Lihtenshtejn, si dhe e regjistroi emrin e saj në sistemin e informacionit “Schengen” për të mos i lejuar hyrjen. Kjo do ta pengonte këngëtaren që të udhëtonte në shumicën e vendeve europiane. Malaj kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se udhëtimi kishte qenë privat, se nuk kishte planifikuar të performonte dhe se emri i saj ishte vendosur në fletëpalosje vetëm për qëllime promovuese. Ajo theksoi gjithashtu se djali i saj i mitur jeton me të atin në Itali.
Foto nga web
Ankesa u pranua pjesërisht dhe autoritetet hoqën emrin e saj nga sistemi Schengen, por Gjykata Federale Administrative konfirmoi ndalimin e hyrjes në Zvicër, duke e konsideruar masën proporcionale. Sipas gjykatës, shpjegimet e artistes ishin të paqarta, ndërsa fakti që biletat e avionit ishin paguar nga menaxheri dhe se emri i saj figuronte në materialet promovuese binte ndesh me pretendimin për një vizitë thjesht private. Falë pranimit të pjesshëm të ankesës, Soni Malaj do të paguajë vetëm një pjesë të shpenzimeve gjyqësore dhe do të përfitojë 900 franga zvicerane si kompensim për asistencën ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
"Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Dolce & Gabbana, i cili u mor përsipër nga Alfonso Dolce (vëllai i Domenico-s dhe CEO aktual, red.)", dhe po vlerëson të ardhmen e aksioneve të tij prej 40%, duke sjellë një fazë vendimtare për shtëpinë e modës.
33-vjeçarja libanezo-amerikane nuk lë pa kritikuar as Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste dhe terroriste së bashku me Izraelin, për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.
Misteri i vdekjes së legjendës së muzikës rock, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas pretendimeve të reja që sfidojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Komente (0)