Sakrifica për një rol, Matt Damon humb 18 kg për t’u shndërruar në ‘Odisea’
Aktori i mirënjohur Matt Damon ka zbuluar në podcastin “New Heights” me Jason dhe Travis Kelce, se i është nënshtruar një diete tepër strikte, duke humbur 18 kilogramë, për të realizuar transformimin e nevojshëm fizik për personazhin e tij në filmin “Odisea” të Christopher Nolan.
Aktori i mirënjohurMatt Damon ka zbuluar në podcastin “New Heights” me Jason dhe Travis Kelce, se i është nënshtruar një diete tepër strikte, duke humbur 18 kilogramë, për të realizuar transformimin e nevojshëm fizik për personazhin e tij në filmin “Odisea” të Christopher Nolan.
Ylli 55-vjeçar i kinematografisë ka zbuluar dietën dhe stërvitjen e rreptë që e çuan në peshën më të ulët të jetës së tij si adult.
Odiseu, përveçse mendjemprehtë, ishte edhe një luftëtar i vërtetë, me një trup të fortë dhe të stërvitur. Pikërisht në këtë trup duhej të “përshtatej” Matt Damon, duke mishëruar Odiseun kinematografik në filmin shumë të pritur për publikun. Kërkesa e regjisorit ndaj aktorit të njohur ishte të bëhej më “i thatë”, por njëkohësisht të fitonte forcën muskulore të një luftëtari grek.
“Isha në formë të shkëlqyer. Humba shumë peshë. Nolan më donte të dobët, por të fortë. Zakonisht peshoja nga 84 deri në 90 kilogramë, por e xhirova të gjithë filmin në 75 kilogramë. Dhe nuk kisha qenë kaq i lehtë që nga gjimnazi”, tha Damon në podcast.
Foto: AP/CJ Rivera
Siç zbuloi aktori, një nga elementët kryesorë për humbjen e kilogramëve të tepërt ishte heqja dorë nga gluteni, diçka që e kishte diskutuar dhe ndjekur së bashku me mjekun e tij.
“Fjalë për fjalë, thjesht ndalova së ngrëni gluten, kryesisht për shkak të një tjetër analize që bëra me mjekun tim. Kërkoi shumë stërvitje dhe një dietë jashtëzakonisht të rreptë”, sqaroi ai.
Aktori rrëfeu se procesi i transformimit fizik për “Odiseun” ia ka vlejtur pasi tani ai ka përjashtuar plotësisht glutenin nga ushqimi i tij.
“Tani konsumoj vetëm produkte pa gluten. Madje kam gjetur edhe birrë pa gluten. Ka kaluar aq shumë kohë që nga hera e fundit që kam ngrënë gluten, saqë as nuk mund ta kuptoj më nëse është i mirë apo jo. Kështu që kjo është një shenjë e mirë”, tha me humor ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
"Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Dolce & Gabbana, i cili u mor përsipër nga Alfonso Dolce (vëllai i Domenico-s dhe CEO aktual, red.)", dhe po vlerëson të ardhmen e aksioneve të tij prej 40%, duke sjellë një fazë vendimtare për shtëpinë e modës.
33-vjeçarja libanezo-amerikane nuk lë pa kritikuar as Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste dhe terroriste së bashku me Izraelin, për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.
Misteri i vdekjes së legjendës së muzikës rock, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas pretendimeve të reja që sfidojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Komente (0)