Plagoset me armë zjarri në Durrës personazhi i njohur i rrjeteve sociale

Një personazh i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri është plagosur mbrëmjen e së hënës në Durrës, pas një konflikti që dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e tij në platformën TikTok.

16.12.2025. 11:33

Plagoset me armë zjarri në Durrës personazhi i njohur i rrjeteve sociale

Një personazh i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri është plagosur mbrëmjen e së hënës në Durrës, pas një konflikti që dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e tij në platformën TikTok. Fabion Kuçi, i njohur në rrjet si “Gucci”, është qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 9 të qytetit bregdetar, duke marrë një plagë në parakrah. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas policisë së Durrësit, autori i sulmit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka lindur nga një debat banal në TikTok, ku sharjet dhe komentet e ndërsjella duket se çuan deri në përplasje fizike.

Fabion Kuçi nuk është i panjohur për incidentet e tilla, ai ka pasur përplasje të mëparshme virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale, gjë që sipas ekspertëve mund të ketë kontribuar në tensionet që çuan në ngjarjen e mbrëmshme.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e sulmit, duke u fokusuar veçanërisht tek përplasjet online.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)