Mbreti Charles III dhe “shpenzimet miliardere” të monarkisë britanike

Libri i ish-zv.sekretarit të Punëve të Brendshme, Norman Baker nxit debatet në Angli. Kostot e familjes mbretërore janë më tepër se 150 milionë sterlina që deklarohen.

13.12.2025. 10:08

Mbreti Charles III dhe “shpenzimet miliardere” të monarkisë britanike

Nuk ka paqe për familjen mbretërore britanike, e cila është cilësuar si monarkia më e kushtueshme në botë. Ende pa kaluar shumë kohë nga skandali i qirave, ku pjesëtarët e familjes paguanin me shifra marramendëse për të shijuar qëndrimin në rezidenca luksoze, debatet janë shtuar.

Sipas librit të publikuar nga ish-zv.sekretarit të Punëve të Brendshme, Norman Baker, kostot me vlerë miliarda paundë të familjes Windsor kanë rënduar fodet publike. Aty i janë bërë llogaritë financiare Mbretit Charles III, duke theksuar se shpenzimet vjetore, që shkojnë deri në 150 milionë stërlina, janë vetëm maja e ajsbergut.

Aty nuk janë përllogaritur kostot e 11 pjesëtarëve të familjes mbretërore që marrin rrogë, apo edhe eventet e rëndësishme, siç ishte kurorëzimi i mbretit. Në atë rast, u përfol se ceremonia kushtoi të paktën 72 milionë stërlina, shifër e cila i shtohej kostos prej 162 milionë stërlinave të paguara për funeralin e Mbretëreshës Elizabetë.

Ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, anëtarët e familjes mbretërore kanë marrë pjesë në afro 2 mijë evente në Mbretëri apo jashtë vendit, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 100 mijë persona. 800 nga këto pritje janë realizuar në rezidencat zyrtare, duke bërë që kryeministri Keir Starmer ti kërkojë familjes Windsor më tepër transparencë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)