Time: “Njeriu i Vitit 2025” është Inteligjenca Artificiale

Revista prestigjioze amerikane e ka vlerësuar si forcën që ka ndikuar më shumë në zhvillimet globale. Kjo është vetëm hera e katërt në histori që zgjidhet një koncept ose objekt për nderimin vjetor.

11.12.2025. 16:43

Time: “Njeriu i Vitit 2025” është Inteligjenca Artificiale

Revista prestigjioze amerikane “Time” ka shpallur Inteligjencën Artificiale si “Njeriun e Vitit 2025”, duke e vlerësuar si forcën që ka ndikuar më shumë se çdo tjetër në zhvillimet globale gjatë këtij viti.

Në kopertinën kryesore, “Time” paraqiste disa nga figurat më të rëndësishme të industrisë së teknologjisë: Mark Zuckerberg, Lisa Su, Elon Musk, Jensen Huang, Sam Altman, Demis Hassabis, Dario Amodei dhe Fei-Fei Li. Ata ishin të pozicionuar në një skele në lartësi, që rikrijonte fotografinë ikonike të vitit 1932 “Drekë në majë të një qiell-gërvishtësi”.

Një kopertinë e dytë, i shfaq ata brenda një strukture gjigante në formën e shkronjave A dhe I, si akronime të Inteligjencës Artificiale. Kjo është vetëm hera e katërt në histori që revista zgjedh një koncept ose objekt për nderimin vjetor, pas kompjuterit personal (1982), planetit tokë (1988) dhe fjalën “TI”, në nder të përdoruesve të internetit (2006).

Paralelisht, Time publikoi edhe listën e figurave të vitit në kategori të ndryshme:

Leonardo DiCaprio – Lider në botën e spektaklit

K-Pop Demon Hunters – Grupi zbulim i vitit, i përbërë vetëm nga vajza

A’Ja Wilson – Sportistja e vitit

Neal Mohan (YouTube) – CEO i vitit

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)