Në përfundim të vizitës së saj në Kinë me Presidentin Emmanuel Macron, zonja e parë franceze, Brigitte Macron, u takua me një mik të veçantë, panda gjigande Yuan Meng, i lindur në Francë në vitin 2017.
Panda, që jeton tani në një rezervat në jugperëndim të Kinës, është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa zonja Macron kujtoi se ajo kishte ndihmuar në zgjedhjen e emrit të tij, që do të thotë “realizim i një ëndrre”.
Foto: AP/Thibault CamusBrigitte Macron vizitoi Yuan Meng, pandën e lindur në Francë
“Kur lindin, janë kaq të vegjël,” tha ajo, duke treguar me gishta distancën midis tyre, ndërsa panda lëvizte në habitat duke ngrënë bambu dhe duke injoruar shikuesit që i thërrisnin emrin. “Kanë karakter shumë të pavarur. Bëjnë vetëm atë që duan,” shtoi zonja Macron.
Për dekada, Kina ka përdorur politikën e quajtur “diplomaci e panda-ve” për të forcuar marrëdhëniet me vendet e tjera, duke dhuruar ose huazuar panda për kopshtet zoologjike.
Gjatë vizitës së Macron, Asociacioni Kinez për Ruajtjen e Jetës së Egër nënshkroi një letër interesi për të dërguar dy panda në Kopshtin Zoologjik Beauval pranë Parisit në 2027, duke nisur një cikël të ri 10-vjeçar bashkëpunimi me Francën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Nuk ka rëndësi nëse je Rihanna, Kendrick Lamar apo kryesuesi i këtij viti, Bad Bunny. NFL tradicionalisht nuk i paguan këngëtarët që interpretojnë në Super Bowl.
Bëhet fjalë për të vetmen shtëpi që Marilyn Monroe kishte dhe ku kaloi muajt e fundit të jetës së saj. Në vitin 2024, banesa u shpall monument historik dhe kulturor.
Ndërtesa One Lexington Avenue, e ndërtuar në vitin 1910, është një nga adresat më prestigjioze të zonës. Në çmim përfshihet edhe çelësi për një kopësht privat.
Tom Cruise ka vendosur të braktisë Londrën, pas disa vitesh jetesë në kryeqytetin britanik. Raportet e lidhin vendimin e aktorit për të lënë apartamentin e tij me vlerë 35 milionë paund në Londër, me një grabitje që ndodhi në një dyqan poshtë banesës së tij.
E veja e Steve Jobs, Laurene Powell, e ka zvogëluar pasurinë e saj me rreth 5 miliardë dollarë, duke e kanalizuar trashëgiminë në nisma bamirësie dhe sociale në të gjithë botën.
I promovuar nga Presidenti Donald Trump si "një film që duhet parë patjetër", dokumentari "Melania" për Melania Trump debutoi me një shitje biletash prej 7 milionë dollarësh më të mira se sa pritej, sipas vlerësimeve të studios të dielën.
Komente (0)