Një tjetër shqiptar është plagosur me sende të forta në një burg të Greqisë, disa ditë pas ngjarjes së rëndë ku u vra me mjet prerës Jani Aliaj.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Dhimitër Meci, i cili është qëlluar disa herë me një thikë të impovizuar në burgun e Malandrinos nga i dënuari grek me iniciale N.E.
Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos.
Shqiptari i plagosur është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)