Ballkani ka ndotjen më të lart të ajrit në Europë, ndonjëherë mbi nivelet e Pekinit
Alarmi kryesor lidhet me faktin se zonat më të ndotura janë ato rezidenciale, problematika shtohet nga përdorimi i drurit, qymyrit dhe djegia e mbeturinave për ngrohje shtëpiake.
Kur flitet për qytetet më të ndotura në botë, menjëherë të shkon mendja te Neë Delhi apo Pekini. Megjithatë, të dhënat e reja kanë treguar probleme akute të ndotjes në zemër të Europës. Sipas një studimi të ri nga Instituti Paul Scherrer në Zvicër, ndotja e grimcave në Ballkan është më e larta në Europë.
Situata është tejet alarmante, pasi në disa raste ndotja në Gadishullin ku jetojmë ndonjëherë tejkalon edhe nivelet e Pekinit, duke qenë ndër më të lartat në botë. Studimi është publikuar nga britanikja “The Guardian”. Sipas Andre Prevot, në dimër ndotja e grimcave është alarmante, ndërsa niveli i dioksidit të squfurit mund të jetë mbi 30 herë më i lartë se në pjesën e Europës perëndimore.
Sipas raportit, në Bosnjë-Hercegovinë çdo vit regjistrohen afro 3,300 vdekje për shkak të ndotjes së ajrit. Për të realizuar studimin u përdor një furgon i pajisur me sensorë të avancuar për matjen e ndotjes në rrugët e Sarajevës gjatë dimrit. Rezultatet treguan se grimcat tejkalojnë udhëzimet ditore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 66 për qind të kohës.
Alarmi kryesor lidhet me faktin se zonat më të ndotura janë ato rezidenciale. Përdorimi i drurit, qymyrit dhe djegia e mbeturinave për ngrohje shtëpiake dominonin, së bashku me lëndët kancerogjene si hidrokarburet aromatike. Probleme të tjera janë flota e vjetër e makina që përdorin qytetarët, me moshë mesatare 19 vjet, por edhe gatimet e restoranteve në qytet.
Sipas hartës së publikuar, edhe niveli i ajrit në Shqipëri është në nivele alarmante, ku normat më të larta regjistrohen kryesisht në veri-lindje të vendit. Po aq keq janë edhe vende si Polonia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, teksa nuk ka të dhëna për Kosovën.
Foto ilustruese
Ekspertët theksojnë nevojën për izolim të shtëpive, sisteme qendrore ngrohjeje dhe inspektime të sobave të drurit. Për të përmirësuar cilësinë e ajrit këshillohet ulja e përdorimit të djegies së lëndëve të forta në masën 90% deri në vitin 2033.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Sipas prokurorit të Izmirit, të cituar nga mediat turke, hetimi ka të bëjë me "akuza për përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe moskryerje të detyrave mbikëqyrëse".
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Komente (0)