Humbëm 750 milionë euro, Vuçiç reagon pas tërheqjes së Kushner nga projekti në Beograd

“Serbia humbi 750 milionë euro investime”. Ky ishte reagimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pas biznesmenti amerikan Jared Kushner hoqi dorë nga plani për ndërtimin e hotelit në Beograd.

16.12.2025. 16:56

Humbëm 750 milionë euro, Vuçiç reagon pas tërheqjes së Kushner nga projekti në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia ka humbur një investim me vlerë të paktën 750 milionë euro, pasi biznesmeni amerikan Jared Kushner hoqi dorë nga plani i tij për ndërtimin e një hoteli në Beograd. Sipas Vuçiçit, arsyeja ishte ajo që ai e quajti “fushatë kundër Shtabit të Përgjithshëm” dhe bllokadat që po zhvillohen.

Duke folur në Pallatin e Serbisë, Vuçiç tha se kjo fushatë ka për qëllim, sipas tij, diskreditimin e institucioneve shtetërore, largimin e investitorëve dhe dëmtimin ekonomik të vendit. Ai theksoi se dëmi total i shkaktuar Serbisë nga bllokadat dhe veprimet e institucioneve të drejtësisë arrin deri në 1.5 miliardë euro.

“Fushata kundër Shtabit të Përgjithshëm fillon si një fushatë për të mbështetur ndjekjen e bllokadës kundër njerëzve që janë përgjegjës dhe e kryejnë seriozisht punën e tyre, sepse është e nevojshme të denigrohet gjithçka, është e nevojshme të shkatërrohet gjithçka, më e keqja në mënyrë që të jetë më mirë për ta, të shkatërrohet Serbia, të lihet pa investitorë, të lihet pa energji elektrike, të lihet pa paga, të zhvillohen greva të përgjithshme dhe gjithçka tjetër, në mënyrë që Serbia të zhduket nga harta e vendeve të suksesshme”, tha Vuçiç.

Presidenti serb paralajmëroi se do të përgatisë personalisht kallëzime penale kundër të gjithë atyre që, sipas tij, kanë kontribuar në prishjen e këtij investimi, përfshirë individë nga policia dhe prokuroria.

Vuçiç gjithashtu njoftoi se do t’u kërkojë personave që janë të vendosur me tenda para Kuvendit të Serbisë të largohen, në mënyrë që të normalizohet trafiku dhe jeta e qytetarëve. Ai tha se nuk është i sigurt nëse ata do ta dëgjojnë këtë kërkesë, por se ajo do të jetë e qartë dhe zyrtare.

Sipas tij, protestuesit nuk tolerojnë mendime të ndryshme dhe kanë bllokuar ilegalisht shumë hapësira publike në Beograd.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)