Vjosa Osmani takon Papën, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku u takua dhe me Papa Leon XIV. Mësohet se Osmani ka kërkuar nga Ati i Shenjtë që Vatikani të njohë Kosovën.

14.12.2025. 08:50

Vjosa Osmani takon Papën, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Vatikan, ku është takuar me Papa Leon XIV, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Mësohet se gjatë audiencës me Atin e Shenjtë, Osmani mes të tjerash ka kërkuar që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës.

Sipas Osmanit, kjo gjë do të shërbente për të mirën e Kosovës, por edhe të paqes në rajon.

“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci. Një vendim i tillë do të kontribuonte jo vetëm në mirëqenien dhe suksesin e Kosovës, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në kontinentin evropian”, tha mes të tjerash Osmani.

Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë vizitës ka përcjellë urimet e popullit të Kosovës për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, si dhe ka ftuar Papa Leon XIV që të vizitojë Republikën e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)