Kosova ka filluar të pranojë shtetas të vendeve të treta të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Kështu konfirmoi mbrëmjen e djeshme gjatë intervistës në një emision televiziv kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke nënvizuar se operacionet vijojnë si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në qershor midis dy vendeve.
"Ne po pranojmë ata që Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre. Nëse nuk gabohem, një ose dy prej tyre kanë arritur këtu", tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes së qershorit.
Kjo marrëveshje, e cila u arrit nga qeveria në detyrë, është e vlefshme për një vit dhe më herët Kurti kishte bërë me dije se ta paktën 50 persona do të zhvendosen në Kosovë, "me qëllim lehtësimin e kthimit të tyre të sigurt në vendin e tyre të origjinës".
Siç kishte shpjeguar në pranverë, me këtë marrëveshje qeveria donte të tregonte "mirënjohjen e përjetshme" të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithmonë e kanë mbrojtur pavarësinë e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)