Të shtëna armësh janë regjistruar në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni antidrogë të policisë turke në një lagje të Stambollit.
Sipas mediave turke, aksioni është zhvilluar në lagjen Çekmeköy, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën një oficer policie dhe një nga të dyshuarit.
Guvernatori i Stambollit njoftoi se ekipet e policisë u qëlluan me armë zjarri sapo hynë në shtëpinë ku ndodheshin të dyshuarit.
Menjëherë, një nga policët mori plagë të rënda dhe humbi jetën në spital, teksa po ashtu u vra një nga trafikantët, teksa dy të tjerë u arrestuan.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)