Mekanizmi Evropian i Stabilitetit dhe Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar i kanë dhënë miratimin Greqisë për të kryer një shlyerje të re të parakohshme të borxhit ndaj huadhënësve të Programit të Lidhjes Financiare (GLF).
Për Athinën zyrtare kjo përkthehet në mundësinë për shlyerjen e tretë të parakohshme, me vlerë 5.29 miliardë euro, që qeveria e Qiriakos Micotaqis pritet ta përmbyllë në ditët në vijim.
Vendimi i dy institucioneve evropiane përfshin heqjen dorë nga detyrimi që Greqia të shlyejë proporcionalisht edhe kredinë ndaj ESM/EFSF, siç kërkohet zakonisht nga marrëveshjet e kredisë.
Me këtë vendim Greqia përfiton mundësi për shlyerje të menjëhershme të kredive GLF duke përdorur fondet e llogarisë së posaçme të rezerva monetare.
Sipas Drejtorit Menaxhues të ESM dhe EFSF, Pierre Gramegna veprimi “dërgon një sinjal pozitiv në tregjet financiare dhe pasqyron pozicionin e përmirësuar fiskal të vendit” dhe Athina përfiton po ashtu përmirësim të strukturës së borxhit.
Për më tepër në vijim Greqia s’do të ketë asnjë detyrim për shlyerje proporcionale ndaj ESM/EFSF, falë heqjes dorë nga institucioni europian.
GLF bënte pjesë në programin e parë të shpëtimit të Greqisë në vitin 2010, me një total prej 52.9 miliardë eurosh kredi dypalëshe nga 14 shtete të eurozonës. Prej tyre, 31.6 miliardë euro mbeten ende të papaguara.
Shlyerja e re synon kredinë që maturohet në vitet 2033 dhe 2041, ndërsa financohet nga rezervat e gatshme të qeverisë, të krijuara në fund të programit të rregullimit.
Greqia ka shlyer më herët borxhin ndaj FMN-së dy vite para afatit, ndërsa shlyerja e fundit e parakohshme e GLF u krye në vitin 2024.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)