Tension në Kuvendin e Kosovës, deputetet ndërpresin fjalën kryeministrit Albin Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i hoqi mikrofonin, deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja.
Debate dhe momente tensioni u regjistruan në Kuvendin e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme për krizën e naftës. Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kuvend dhe nga foltorja deklaroi se shteti do të humbasë 10 milionë euro në muaj nëse vendoset ulja e akcizës.
Por, gjatë fjalimit të kryeministrit, disa deputetë ndërhynë duke e ndërprerë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i hoqi mikrofonin Kurtit ndërsa ai po fliste. Ajo kërkoi që kryeministri të përqendrohej në temën për të cilën ishin mbledhur dhe të thërriste kabinetin qeveritar për sqarime.
“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër, sepse i ke pasur katër vjet për të qeverisur dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, tha Musliu.
Foto ilustruese
Gjatë përplasjes, deputetja tjetër e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja, duke rritur tensionin në sallë. Pas incidentit, Kurti bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë institucionale dhe kujdesin e deputetëve në përfaqësimin e qytetarëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Në aksion u sekuestruan 26 kilogramë kokainë, më shumë se 360 kilogramë kanabis i përpunuar, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, si dhe mjete ifentifikimi si të policisë.
Komente (0)