Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur në Presidencë nga kryetarja e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani.
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë me një takim me Presidenten Vjosa Osmani. Shefi i qeverisë shqiptare u prit në Presidencë nga Kryetarja e Shtetit rreth orës 11:40.
Presidenca e Kosovës bën me dije përmes një njoftimi se mes Ramës dhe Osmanit u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për zhvillimet rajonale.
“Në fokus të takimit ishin, para së gjithash, koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike. Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, duke u theksuar rëndësia e angazhimit të përbashkët në iniciativa globale që promovojnë dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike.
“Në këtë kontekst, u nënvizua se Kosova dhe Shqipëria janë të nderuara me ftesën nga Presidenti Donald Trump në Bordin e Paqes, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë”, nënvizon Presidenca e Kosovës.
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Rama riafirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy shteteve, duke vënë theksin në partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin dhe mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve.
Foto: Presidenca e Kosovës
Sakaq, Osmani ka përgëzuar Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit të qartë evropian të Shqipërisë dhe si një zhvillim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit.
Ndërkohë, Rama e uroi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të Shqipërisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Ndërkohë rreth orës 15:00, Rama do të pritet në godinën e qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu, Edi Rama do të jetë i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Në lidhje me këtë vizitë, Policia e Kosovës ka marrë një plan të detajuar masash, duke njoftuar qytetarët për disa bllokime rrugësh, në vijim të agjendës së kryeministrit të Shqipërisë.
“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Vizita e Edi Ramës në Kosovë vjen në prag të festimeve të 18 vjetorit të Pavarësisë dhe njëkohësisht protestës që do të bëhet në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Sipas prokurorit të Izmirit, të cituar nga mediat turke, hetimi ka të bëjë me "akuza për përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe moskryerje të detyrave mbikëqyrëse".
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Komente (0)