Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Burimi: REL

12.02.2026. 20:34

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila mbahet më 13-15 shkurt në Gjermani.

Lajmi u konfirmua nga këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili bëri të ditur se arsyeja lidhet me angazhimet institucionale dhe prioritetet që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në vend.

Vendimi vjen një ditë pasi Kosova u bë me Qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti, pas konstituimit të Kuvendit.

Qeveria e re, e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ku Lëvizja Vetëvendosje siguroi mbi 51 për qind të votave dhe 57 ulëse në Kuvend, ka në fokus ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare me BE-në dhe Bankën Botërore, me vlerë rreth 1 miliard euro.

Kurti ka paralajmëruar se pas miratimit të buxhetit dhe ratifikimit të marrëveshjeve, do të nisin diskutimet për çështjen e presidentit.

Osmani ka shprehur më herët synimin për një mandat të dytë, ndërsa mbetet e paqartë nëse do t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend, ku kërkohen fillimisht 80 vota nga 120 deputetë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)