Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe formimin e qeverisë së re të Albin Kurtit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike shprehet se është gati të bashkëpunojë me qeverinë e re për prioritetet e përbashkëta dhe përparimin ekonomik.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin ekonomik të ndërsjellë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i konstituuar i Kosovës zgjodhi kryetaren e tij Albulena Haxhiu, nënkryetarët dhe më pas dhe kabinetin qeveritar Kurti 3.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)