Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, reagon Kurti: Po deformohet realiteti historik

Albin Kurti ka cilësuar të papranueshme pretencën e prokurorisë speciale në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK. Sipas tij, po tentohet të deformohet realiteti historik.

11.02.2026. 21:44

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, reagon Kurti: Po deformohet realiteti historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Hagë, ku po mbahen seancat përfundimtare ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Para nisjes së prezantimit të kabinetit qeveritar dhe programit në foltoren e Kuvendit, Kurti e cilësoi të papranueshme kërkesën për dënim me nga 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve, duke theksuar se pretendimet për krime kundër njerëzimit bien ndesh me të vërtetën historike.

“Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secilin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatje që bie ndesh me të vërtetën. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ato i ka kryer regjimi i Millosheviçit. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi genocidal është i papranueshëm”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë çlirimtare dhe se përpjekjet për ta barazuar atë me regjimin e atëhershëm serb përbëjnë, sipas tij, një deformim të realitetit historik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)