Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Mitrovicën e Jugut, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:26 në rrugën “UÇK”.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar. I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në kuadër të veprimeve të para hetimore janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në incident. Gjithashtu, në vendin ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar katër gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar motivet e konfliktit dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej të ndaluarve, ndërsa pritet që në vijim të ketë informacione të tjera zyrtare lidhur me këtë ngjarje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)