Kuvendi i Kosovës me Kryetare të re, vjen mesazhi nga presidenti Begaj

Presidenti Begaj ka uruar kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu duket thënë se Shqipëria do të jetë gjithnjë në mbështetje të institucioneve demokratike kosovare.

11.02.2026. 20:23

Kuvendi i Kosovës me Kryetare të re, vjen mesazhi nga presidenti Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Barjam Begaj ka uruar Albulena Haxhiun për detyrën e saj të re në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës në mbështetje të institucioneve dhe rrugëtimit të saj euroatlantik.

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X!Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro dhe 44 kundër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)