Në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, protestë në Prishtinë më 17 shkurt

Organizimi nga “Tifozat Kuq e Zi” më 17 shkurt, në orën 14:00 në Prishtinë. Protesta cilësohet si një zë i përbashkët i të gjithë shqiptarëve.

10.02.2026. 10:51

Në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, protestë në Prishtinë më 17 shkurt

“Tifozat Kuq e Zi” u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të marrin pjesë në protestën që do të organizohet më 17 shkurt, në orën 14:00 në Prishtinë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në deklaratën e tyre, organizatorët e protestës theksojnë se UÇK-ja përfaqëson një nga vlerat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Sipas tyre, procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së konsiderohet i padrejtë dhe shihet si një përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” thekson se drejtësia e vërtetë nuk mund të vendoset pa u ndëshkuar krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive. Ata e kanë cilësuar protestën si një zë të përbashkët të shqiptarëve. “Më 17 shkurt, ora 14:00, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve”, thuhet në thirrjen për protestë, ku nënvizohet se “UÇK-ja është liria jonë”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)