Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe ka nxitur reagime të ashpra brenda dhe jashtë Kosovës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e cilësoi këtë veprim si shkelje të parimeve demokratike dhe paralajmëroi pasoja në raportet mes dy vendeve.
“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre. Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Më 31 janar, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke miratuar listat e të gjitha partive, përveç Listës Serbe. Tre anëtarë votuan pro, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa të tjerët abstenuan.
Lista Serbe e ka dërguar rastin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke e quajtur vendimin “të paligjshëm dhe diskriminues”. Reagime kundërshtuese pati edhe nga Beogradi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)