Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbetur në krye të partisë, duke i mbijetuar votëbesimit që kërkoi në Kuvendin e LDK-së.
Abdixhiku kishte propozuar dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, ku partia arriti vetëm 13.24% të votave, rezultati i dytë më i dobët në histori.
Disa figura të njohura brenda partisë kishin kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij, duke shprehur pakënaqësi për drejtimin e partisë, por vota e Kuvendit e mbajti Abdixhikun në detyrë.
Gjatë fjalimit të tij të shtunën, Abdixhiku tha se vendimi për të u paraqitur përpara anëtarëve nuk ishte i lehtë, por i domosdoshëm: “Njeriu nuk matet vetëm kur gjithçka shkon mirë, por edhe kur duhet të flasë edhe kur fjala i dridhet”, theksoi ai.
LDK-ja, themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova, mbetet një nga partitë më të vjetra dhe historike të Kosovës, e njohur për rolin e saj në rezistencën paqësore dhe ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)