Pas rinumërimit të shumë qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli këtë të shtunë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Pas procesit, janë miratuar listat e kandidatëve për të gjitha partitë, përveç Listës Serbe.
Pro listës së partisë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë votuan tre anëtarë të KQZ-së. Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan. sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave.
Partia Demokratike do të ketë 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 deputetë. Nga vendet e rezervuara për komunitetin serb, nëntë i takojnë Listës Serbe dhe një deputet Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi njoftoi palët se kanë të drejtë të apelojnë brenda 48 orëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)