Pas më shumë se një muaji, Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
KQZ bën me dije se mbrëmjen e sotme do të përfundojë dhe procesi i rinumërimit i kutive të fundit, duke i hapur mundësinë në këtë mënyrë shpalljes së rezultatit dhe mbylljes së këtij procesi, për t’i hapur rrugë më pas krijimit të institucioneve të reja.
Shpallja e rezultatit zgjedhor kësaj here u vonua për shkak të parregullsive të mëdha që u konstatuan në votat për kandidatët. Për këtë arsye KQZ urdhëroi që votat të numëroheshin në të gjitha 2557 qendrat e votimit.
Parregullsi të mëdha dolën në pah dhe për këtë arsye autoritetet kanë arrestuar dhjetëra komisionerë në komuna të ndryshme të Kosovës.
Megjithë parregullsitë dhe vjedhjet e votave brenda partive politike, ndarja e mandateve të deputetëve për subjektet politike ka mbetur e njëjtë, pa ndryshime në përbërjen e përgjithshme të Kuvendit.
Në këto zgjedhje partia e Albin Kurti fitoi mbi 49% të votave e përkthyer ndryshe në 56 mandate dhe me ndihmën e minoriteteve mund të krijojë e vetme mazhorancën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)