Një pikë këmbimi valutor është grabitur pasditen e së mërkurës në qytetin e Pejës në Kosovë.
Kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur me thika ata që kanë hyrë në pikën e këmbimit ku kanë kërcënuar punonjësit e saj për t’u larguar më pas me një sasi parash.
Sipas policisë, dy personat janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, teksa ende nuk dihet sasia e parave të grabitura.
Policia e Pejës ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit, teksa po kqyren dhe kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e grabitjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)