Kosova ka marrë zyrtarisht një ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një organizëm i ri i prezantuar pak ditë më parë nga presidentit Donald Trump.
Lajmi është ndarë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetet sociale, e cila shprehet se është e nderuar që do të jetë krah SHBA në misionin për një botë më të sigurt.
Osmani shton se Kosova do të vijojë të jetë një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati”, shkruan Osmani.
Foto: Facebook/Vjosa Osmani
Pak ditë më parë, të njëjtën ftesë e ka marrë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më pas shtoi se ajo do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.
Bordi i Paqes është një strukturë e formuar nën iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila synon të luajë një rol në administrimin kalimtar, rindërtimin dhe stabilizimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të gjatë atje.
Bordi përfshin udhëheqës nga disa vende të rëndësishme botërore dhe figura me ndikim ndërkombëtar, me Presidentin Trump si kryetar.
Emra të përmendur si pjesë e bordit përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ish-Kryeministrin britanik Tony Blair, Jared Kushner por dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Sipas prokurorit të Izmirit, të cituar nga mediat turke, hetimi ka të bëjë me "akuza për përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe moskryerje të detyrave mbikëqyrëse".
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Komente (0)