Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Bahamasit për të njohur Kosovën, teksa shton se meritat për këtë gjë shkojnë për presidenten, zyrtarët dhe partnerët.
Kryeministri në detyrë, shton se Kosova dita ditës po i shton miqtë e saj, duke përmendur 4 njohjet e reja brenda këtij viti.
“Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë. Bahamas bëhet shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran.
Urime të gjithë dhe një mirënjohje e veçantë për presidentin tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër kanë një pjesë të subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Kosova po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me të, edhe mundësitë e tyre. Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahama”, shkruan Kurti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)