“Ariu i ujit”, gjallesa mikroskopike që nuk ngordh as në kushtet më ekstreme
Cilësohen kampionë të mbijetesës. Tardigradët janë kafshët thuajse të panjohura që i rezistojnë të ngrohtit dhe të ftohtit ekstrem, por edhe udhëtimeve në hapësirë.
Studimi dhe vëzhgimi i natyrës ka shërbyer gjithmonë si burim frymëzimi për njerëzimin. Në këtë kuadër, biomimetika, e cila është disiplina që zhvillon zgjidhje teknologjike duke u bazuar te natyra, ka marrë zhvillim të madh vitet e fundit.
Mes organizmave më të mahnitshëm dhe që ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve janë tardigradët. Ndryshe ata njihen si “Arinjtë e ujit”. Pavarësisht këtij epiteti, bëhet fjalë për gjallesa jo vertebrore, të cilët kanë përmasa mikroskopike. Për herë të parë u zbuluan në vitin 1773 nga natyralisti gjerman Johann A.E. Goeze.
Foto nga web
Edhe pse mund të shihen vetëm me mikroskop, ata cilësohen ndër gjallesat me rezistencën më të madhe në botë. Deri më tani janë klasifikuar rreth 1,500 specie të Tardigradëve. Ata janë vetëm disa dhjetëra mikrometra në madhësi, kanë tetë këmbë dhe kur i sheh në mikroskop i ngjasojnë një brumbulli të vogël.
Ata kanë muskuj dhe sistem tretës, ushqehen me qeliza bimore dhe mikroorganizma, por nuk përjashtojnë as kanibalizmin. Pavarësisht pamjes së çuditshme dhe trurit primitiv, tardigradët jetojnë në thuajse të gjitha ekosistemet. Nga myshku, deri në thellësitë e detit. Kjo specie mund të përballojë dhe të mbijetojë në kushte ekstreme, ku shumica e organizmave të tjerë të globit nuk do t’ia dilnin.
Eksperimentet kanë treguar se tardigradët mund të mbijetojnë në:
-temperaturë nga -200°C deri +150°C
-mungesë totale të ujit
-rrezatim kozmik
-udhëtime në hapësirë
Foto nga web
Një shembull i jashtëzakonshëm ishte është ai i tardigradëve të gjetur në Antarktidë në vitin 1983. Ata u ngrinë në temperaturë -20°C dhe në 2014-ën u rianimuan. Një prej tyre u riprodhua menjëherë pas “zgjimit”. Sekreti i rezistencës së tyre mendohet se është gjendja e letargjisë ekstreme, ku metabolizmi thuajse pushon. Kur mungon lagështia, tardigradi nxjerr ujin, mbron ADN-në dhe qelizat me molekula specifike dhe merr formën e një sfere.
Studimet mbi tardigradët nuk janë thjesht kuriozitet biologjik. Ato mund të frymëzojnë robotikën, mjekësinë dhe hulumtimet hapësinore, duke shfaqur mënyra të reja për të përballuar kushtet ekstreme, me të cilat njerëzimi dhe teknologjia mund të përballen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Frank Watrous Hamilton, baba i dy fëmijëve, kishte një karrierë gati 50-vjeçare në Wall Street dhe shërbeu si drejtues në firmën e shërbimeve financiare Promontory Interfinancial Network, e cila më vonë u bë e njohur si IntraFi.
Sipas llogaritjeve të studiuesve, një popullsi globale vërtet e qëndrueshme, e cila mund të jetojë me një standard të mirë jetese pa tejkaluar kufijtë ekologjikë, do të ishte afro 2.5 miliardë njerëz.
“Shimpanzetë janë disi melodramatike", shpjegoi ai, duke vënë në dukje se pas grindjeve, zakonisht ka "britma dhe ndjekje", dhe më pas, më vonë, ato rifillojnë të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur dritë mbi lidhjen midis dietës dhe shëndetit mendor, duke zbuluar se disa ushqime mund të ndikojnë negativisht në humorin tonë.
Ura e lumit Pearl, në gjirin Guangdong-Hong Kong-Makao, që lidh qytetet Shenzhen dhe Zhongshan, është bërë infrastruktura e parë detare që kombinon ura, ishuj artificialë, një tunel dhe një qendër nënujore në një gjatësi totale prej 24 kilometrash.
Shkencëtarët në Kinë kanë realizuar një zbulim të rëndësishëm që hedh dritë mbi të kaluarën e largët të njerëzimit. Ata kanë rindërtuar fytyrën e një njeriu prehistorik që ka jetuar rreth 16.000 vite më parë, duke u bazuar në një kafkë të ruajtur shumë mirë, e zbuluar në jug të vendit.
Një zbulim i rrallë në thellësitë e oqeanit ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, pasi studiuesit hasën në një formacion që i ngjan një “rruge të verdhë”, në një nga zonat më pak të eksploruara të planetit.
Një koleksionist amerikan ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm pasi bleu rreth 15 vite më parë një meteorit në Marok, pa e ditur vlerën e tij të vërtetë shkencore.
Komente (0)