Kapet në Medellin bosi i “Ndrageta”, figurë kyçe në trafikun e drogës

Policia kolumbiane ka arrestuar një shtetas italian pjesë e klanit mafioz Ndragheta.

Burimi: Corriere del Giorno

31.01.2026. 22:17

Kapet në Medellin bosi i “Ndrageta”, figurë kyçe në trafikun e drogës

Një operacion i përbashkët i policisë kolumbiane dhe Interpol-it ka çuar në arrestimin e 50-vjeçarit Roberto Nastasi, një shtetas italian me origjinë kalabreze, i konsideruar figurë kyçe në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nastasi u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Medellinit, ku ndodhej për të vizituar partneren e tij.

Urdhri i kërkimit ndërkombëtar ishte lëshuar nga autoritetet italiane, konkretisht nga Squadra Mobile e Romës, dhe ishte shpërndarë përmes rrjetit të Interpol-it.

Lajmin për operacionin e konfirmoi edhe kryetari i bashkisë së Medellin, Federico Gutiérrez Zuluaga, duke sqaruar se ndërhyrja u zhvillua në një zonë rreth 400 kilometra larg Bogotás.

Gjatë aksionit, forcat e rendit gjetën Nastasin në shoqërinë e Jean Carlo Valderrama, shtetas panamez i njohur me nofkën “Balín”, gjithashtu i kërkuar ndërkombëtarisht për aktivitet në trafikun e drogës.

Sipas hetimeve, Nastasi dyshohet se ka qenë një nga lidhjet kryesore mes karteleve të Amerikës Latine dhe organizatave kriminale italiane, përfshirë ‘Ndrangheta-n.

Autoritetet italiane e konsiderojnë atë të përfshirë në furnizimin me lëndë narkotike të disa rajoneve në Itali, përfshirë Lazion, Toskanën dhe Lombardinë. Për vite me radhë ai kishte qëndruar i fshehur në Ekuador, ku vepronte nën identitet të rremë si biznesmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)