“Gjuha shqipe, e drejta jonë”, studentët protestojnë në Shkup
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Me pankarta në duar dhe thirrje si “Ne flasim shqip”, “Gjuha shqipe, e drejta jonë” dhe “Nuk ka shtet pa rini”, studentët kërkuan që provimi i Jurisprudencës, një hap kyç për ushtrimin e profesioneve si avokat, gjyqtar apo prokuror, të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, pavarësisht statusit zyrtar që gjuha shqipe ka në Maqedoninë e Veriut.
Protestës i është bashkëngjitur edhe një peticion i firmosur nga studentët, ndërsa qëndrimet politike kanë qenë të ndara. Kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht e cilësoi kërkesën si të drejtë, por më pas u tërhoq, duke deklaruar se ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë e ka zhvendosur debatin në aspektin teknik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një provim profesional dhe jo një procedurë administrative.
Çështja ka ndezur edhe përplasjet politike. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, akuzon VMRO-DPMNE për një strategji të qëllimshme kundër përdorimit të shqipes në institucione, ndërsa Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thekson se boshllëqet ligjore po prodhojnë zgjidhje të pjesshme.
Në mbështetje të studentëve ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili e cilëson përdorimin e gjuhës amtare si një të drejtë themelore që nuk mund të kufizohet nga procedurat. Ai bëri thirrje për shmangie të politizimit dhe zgjidhje përmes dialogut konstruktiv.
Mbështetje ka ardhur edhe nga Elisa Spiropali, e cila thekson se “gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, por një e drejtë themelore”, duke shtuar se kur të drejtat kërkohen në rrugë, kjo tregon se diçka nuk funksionon në praktikë.
Në një reagim në Facebook, Spiropali shpreh mbështetjen për studentët, duke e cilësuar protestën e tyre si një sinjal se disa të drejta themelore nuk po zbatohen siç duhet në fqinjin tonë lindor.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Në aksion u sekuestruan 26 kilogramë kokainë, më shumë se 360 kilogramë kanabis i përpunuar, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, si dhe mjete ifentifikimi si të policisë.
Komente (0)