Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë humbur aktorin e njohur korçar Zhani Ziçishti (Petro), i cili është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet kulturore, të cilat kanë shprehur ngushëllime për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të skenës dhe filmit shqiptar.
I lindur më 31 maj 1940 në Korçë, Ziçishti përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve, e më pas nisi karrierën si aktor në Teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës. Gjatë viteve ai interpretoi dhjetëra role në skenë, duke u kthyer në një emër të njohur për publikun.
Debutimi i tij në kinematografi erdhi në vitin 1970 me rolin e mësuesit Agron në filmin “Lumë drite”. Gjatë karrierës së tij, Zhani Ziçishti interpretoi në mbi 17 filma artistikë, duke lënë gjurmë në disa prej prodhimeve më të njohura të kinemasë shqiptare, duke përfshirë tituj si “Mesi i errësirës”, “Përballimi” dhe “Asgjë nuk harrohet”.
Homazhet në nder të aktorit do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë. Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën një figure që për dekada të tëra ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe e historisë së teatrit e filmit shqiptar.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ryan Gosling vazhdon të dominojë arkëtimet në Amerikën e Veriut. "Project Hail Mary", ku ai luan rolin e një profesori shkence të thirrur për të shpëtuar botën, konfirmoi renditjen e tij në vendin e parë në fundjavën e dytë me 54.5 milionë dollarë.
Mozaiku i Tiranës daton që nga shekulli i III dhe u zbulua në vitet ’70 gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh në Tirana. Sot, ai përfaqëson një hapësirë moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm dhe destinacion i rëndësishën kulturor e turistik.
Jürgen Habermas, puna e të cilit mbi komunikimin, racionalitetin dhe sociologjinë e bëri atë një nga filozofët më me ndikim në botë dhe një figurë kyçe intelektuale në Gjermaninë e tij u shua në moshën 96 vjeçare.
Qyteti i lashtë u themelua në shekullin e 4-të para Krishtit si një port që lidhte tregtinë nga India me Mesopotaminë dhe botën mesdhetare dhe ra në harresë pas shekullit të 3-të pas Krishtit.
Blerja e veprës u bë pas më shumë se një viti negociatash. Vepra Maffeo Barberini e Caravaggio-s do t'i caktohet Galerive Kombëtare të Artit të Lashtë në Romë.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja bën me dije se arkeologët kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm, i cili daton nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.
Komente (0)